Botë

Turqia me numër rekord të të vdekurve nga COVID-19 për të tetën ditë radhazi

Turqia me numër rekord të të vdekurve nga COVID-19 për të tetën ditë radhazi
Foto: Ilustrim
 

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi të hënën ka shënuar rekord për të tetën ditë radhazi, me 188 vdekje në 24 orët e fundit, thonë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve me koronavirus, përfshirë edhe ato asimptomatike, po ashtu ka shënuar rekord me 31,219.