Botë

Komisionin evropian kundër kthimit të kufijve

Komisionin evropian kundër kthimit të kufijve
 

Komisioni Evropian ka shprehur edhe një herë mbështetjen për Marrëveshjen e Schengenit, me presidenten Ursula von Lejen që ka thënë se kthimi i kufijve duhet të mendohet vetëm si zgjidhje e fundit. Schengeni lejon qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet shumicës së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Përkrahjen e ruajtjes së lëvizjes së lirë Lejen e ka shprehur gjatë një takimi që ka pasur me ministrat e shteteve anëtare. Ka thënë se është qenësore për ekonominë evropiane që të vazhdohet me këtë formë funksionimi. Megjithatë, shefja e krahut qeveritar të Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi në mesin e vendeve anëtare.