Botë

Përleshje në Irak, mbështetësit e imamit al-Sadr vrasin 5 protestues në Nasiriyahit

Foto: Reuters

Mbështetësit e imamit radikal irakian kanë qëlluar për vdekje pesë persona në përleshjet që shpërthyen gjatë protestave antiqeveritare në jug të Irakut.

Sherri plasi pasi protestuesit u munduan ta bllokonin kalimin e një grupi që marshonte në përkrahje të liderit shiit, Moktada al-Sadr, transmeton KOHA.

Pasuesit e imamit populist lënduan edhe 40 persona të tjerë gjatë këtyre përleshjeve, kanë bërë të ditur ekipet shëndetësore. Protestat kundër qeverisë kanë kulmuar në sheshin kryesor të qytetit Nasirija, që ishte epiqendër e protestave të lëvizjes rinore, e cila kërkoi largimin e elitës udhëheqëse sektare në Irak.

Protestuesit ndihen të tradhtuar nga qasja përjashtuese e al-Sadrit, sidomos gjatë muajve të fundit, kur ai e tërhoqi tërësisht mbështetjen për lëvizjen e tyre.

Ngjarjet nxitën tubime të reja protestuese, në kundërshtim të vrasjeve.