Botë

Bideni i siguron votat e Wisconsinit, pas rinumërimit të kërkuar nga Trumpi

Bideni i siguron votat e Wisconsinit, pas rinumërimit të kërkuar nga Trumpi
Foto: AP
 

Procesi i rinumërimit të votave në shtetin e Wisconsinit, i kërkuar nga republikani Donald Trump, ka përfunduar të shtunën në favor të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, transmeton KOHA.

Pas numërimit në Milwaki County, Bideni ka siguruar 132 vota shtesë, prej afro 460 mijë sa janë dhënë aty. Në këtë zonë, Bideni ka fituar në total 257 vota, kundruall Trumpit që mori 125.