Botë

Mbi 400 të vdekur nga COVID-19 në Britani gjatë 24 orëve

Britania e Madhe ka regjistruar 15 mijë e 871 raste të reja të infektimit me koronavirus. Autoritetet njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 479 pacientë të infektuar, transmeton KOHA.

Krahasuar me të dhënat e së parafundit, rastet e infektimit me COVID-19 në Britani të Madhe kanë shënuar rënie, derisa ky vend vazhdon t’i ketë aktive disa masa izoluese.