Botë

Në Gjermani 389 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 22 mijë raste të reja

Foto: Reuters / ilustrim

Në 24 orët e fundit në Gjermani kanë vdekur 389 persona si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19, është njoftuar nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton agjencia Reuters.

Shifra totale e të vdekurve në Gjermani ka arritur në 15.160.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 22.268 raste të reja të infeksionit, duke çuar totalin e të infektuarve në 983.588.

Shkaku i rritjes së rasteve të infeksionit, por edhe i të vdekurve, Gjermania ka zgjatur masat kufizuese deri më 20 dhjetor.

Por, po pritet që masat të vazhdojnë deri në mars.

“Do të kemi muaj të vështirë të dimrit. Kjo do të vazhdojë deri në mars. Pas marsit, jam shumë optimiste, pasi me gjasë do të jemi në gjendje të vaksinojmë më tepër njerëz, e do të jetë më e lehtë të mbajmë ulët shkallën e infeksionit gjatë pranverës”, ka thënë shefja e stafit të kancleares Angela Merkel, Helge Braun për televizionin “RTL”.