Botë

Certifikohen rezultatet në Pennsylvania, Bideni shpallet fitues

Foto: AP
 

Kandidati demokrat Joe Biden të martën është certifikuar fitues i zgjedhjeve presidenciale në Pennsylvania, duke i dhënë fund tri javë numërim të votave dhe një serie të tentimeve të dështuara ligjore nga presidenti Donald Trump, shkruan agjencia AP.

Guvernatori demokrat Tom Wolf ka zbuluar në Twitter se Departamenti i Shtetit ka certifikuar votat për presidentin dhe zëvendëspresidentin.