Botë

“Kubanezi” që Bideni i besoi Sigurinë e Shtetit në SHBA, refugjati që vuri në pranga “Madam Hollywood”

“Kubanezi” që Bideni i besoi Sigurinë e Shtetit në SHBA, refugjati që vuri në pranga “Madam Hollywood”
 

Alejandro Mayorkas, ish-prokurori i lartë federal në Los Angeles dhe një ish-zëvendëssekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, u emërua të hënën nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden në postin e sekretarit të Sigurisë së Shtetit, DHS.

Mayorkas është emigranti i parë i nominuar për të shërbyer në këtë detyrë. Ai ka lindur në Havana, Kubë dhe është amerikano – kubani me postin më të lartë që ka shërbyer në presidencën e Obamës dhe atë të Biden.