Botë

Dhunë ndaj refugjatëve në Kroaci, BE-ja mbyll sytë

Dhunë ndaj refugjatëve në Kroaci, BE-ja mbyll sytë
 

Dhunë ndaj refugjatëve, dëbime me forcë, shkelje sistematike e të drejtave të njeriut. Ka shumë raporte që e përshkruajnë kështu praktikën e zakonshme të policisë kroate në kufirin me Bosnjën. BE-ja mbyll sytë.

Dukej si rutinë mënyra se si ministri i Brendshëm kroat Davor Bozhinoviq iu përgjigj pyetjeve në lidhje me sjelljen e vartësve të tij me migrantët. Në një konferencë shtypi në Zagreb ministri tha se njoftimet mbi veprimet e paligjshme dhe brutale të policisë kroate kundër migrantëve në kufirin kroato-boshnjak nuk janë të vërteta, nuk ka dëshmi dhe janë vetëm pretendime të pabazuara. Bozhinoviq pohoi se policia kroate vepron në mënyrë shembullore dhe të pashembullt në Evropë.