Botë

Kryeministri i Britanisë paralajmëron ngrirje të pagave për deputetët

Boris Johnson beson se deputetëve duhet t’u ngrihet paga vitin e ardhshëm në vend se t'u jepet rritje prej 3,000 funte siç ishte propozuar, ka thënë një zyrtar i kryeministrit britanik.

Plani për rritje për 4.1 për qind nxiti zemërim kur ai u dha në tetor, derisa një numër i deputetëve thanë se çdo rritje të pagës së tyre do ta dhuronin për bamirësi.

Çështja është bërë më e ndjeshme pas raporteve se kancelari Rishi Sunak do të ngrinte pagat në shumë sektorë publike, në përpjekje për të frenuar rritjen masive të huamarrjes së shtetit për shkak të pandemisë, shkruan Independent. 

Rritja vjetore për deputetët bazohet në një krahasim me pagat e sektorit publik dhe i nënshtrohet një procesi konsultimi që përfundon në nëntor me një vendim përfundimtar që pritet muajin tjetër dhe rritja hyn në fuqi nga prilli 2021.

Kryeministrat që nga viti 2010 kanë arritur t’i mbajnë pagat e ministrave të pandryshuara për të shmangur përplasjet politike.