Botë

35 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 387 raste të reja

387 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 35 të infektuar kanë vdekur.

528 të shëruar u shënuan.

Deri tash, në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 55,127 persona, 32,894 të shëruar dhe raste aktive 20,687.