Botë

Mali i Zi vendos orë policore prej të mërkurës

Shtabi Koordinues Nacional për sëmundjet infektive në Mal të Zi ka vendosur sot që të kthejë orën policore si masë kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan gazeta Vijesti.

Nga e mërkura, qytetarët nuk do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre pas orës 19:00 deri në orën 5:00. Masa do të vlejë deri më 8 dhjetor.

Po ashtu, është marrë vendimi që të shkurtohet orari në sektorin e gastronomisë. Lokalet duhet të mbyllen në orën 18:00. Deri më tash lejoheshin të punonin deri në orën 20:00.

Kohëve të fundit, në Mal të Zi situata me COVID-19 është e rëndë. Deri më tash janë shënuar 31.062 raste, ndërkohë që kanë vdekur si pasojë e COVID-19, 439 pacientë.