Italia ka regjistruar 28.337 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, më pak se një ditë më herët kur ishin shënuar 34.767 raste.
Ministria e Shëndetësisë raportoi 562 vdekje, poashtu më pak se të shtunën ku janë raportuar 692, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
Italia është vendi i parë në Evropën Perëndimore që është goditur nga koronavirusi dhe deri tani ka parë 49.823 vdekje.