Botë

Mbi 100 të vdekur nga COVID-19 në Meksikë që nga fillimi i pandemisë

Mbi 100 të vdekur nga COVID-19 në Meksikë që nga fillimi i pandemisë
Foto: Reuters

Meksika ka tejkaluar shifrën e 100 mijë personave të vdekur nga koronavirusi. Autoritetet kanë bërë me dije se që nga fillimi i pandemisë deri tani, në këtë shtet kanë vdekur 100 mijë e 104 njerëz, shkruan BBC.

Meksika tashmë ka kaluar shifrat 1 milion persona të infektuar, ndërsa ka rreth 766 mijë pacientë të shëruar. Ky shtet bën pjesë në vendet më të prekura me COVID-19, ku para tij është Brazili dhe India.