Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 29 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 6.109 raste të reja pozitive.
Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 1.110, kurse i të prekurve nga fillimi i pandemisë në 104.097.
Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, të mërkurën mbrëma, në Serbi janë futur në fuqi masat të reja kufizuese.