Botë

Hajnat e fëmijëve

Gratë e varfra po bien pre e trafikimit të foshnjave të tyre. Gjatë një viti hulumtim “Africa Eye” ka gjetur dëshmi të fëmijëve që janë grabitur nga nënat e pastreha dhe janë shitur

Diku atje, djali i Rebekës është 10 vjeç. Ai mund të jetë në Najrobi, ku ajo jeton apo mund të jetë diku tjetër. Mund edhe të ketë vdekur. Hera e fundit që e kishte parë atë, Lawrence Josiah, djalin e parë, ai ka qenë 1 vjeç. Në moshën 15-vjeçare Rebecca braktisi shtëpinë e saj pasi nëna e saj nuk mund ta mbështeste apo t’ia paguante shkollën. Ajo takoi një burrë më të vjetër që i kishte premtuar martesë, por që e la shtatzënë dhe e braktisi. Pas një viti kishte lindur Lawrence Josiah dhe Rebecca e rriti për një vit, për të mos e parë më kurrë.

Rebecca jeton ende në vendin e njëjtë në Najrobi. Ajo tani ka edhe tri vajza – në moshën tetë, gjashtë dhe katërvjeçare. Histori të tilla ka sa të duash në lagjet e Najrobit.