Botë

Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes
 

Drejtuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut, kanë zbehur optimizmin për një marrëveshje me Bullgarinë, një ditë para mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do bisedohet mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e sigurt se vendi nuk do të mund ta evitojë veton nga Bullgaria. Pavarësisht kësaj, Zaev la të shpresohet se konferenca e parë ndërqeveritare ndoshta do të mbahet deri në fund të vitit.