Botë

302 të vdekur dhe mbi 27.200 raste me COVID-19 sot në Francë

302 të vdekur dhe mbi 27.200 raste me COVID-19 sot në Francë
 

Franca ka regjistruar 302 vdekje dhe 27.228 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, thuhet në shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të cilat janë paraqitur të dielën.

Deri tash në Francë janë regjistruar 1.981.827 raste që nga fillimi, ndërkaq kanë vdekur 44.548 njerëz nga virusi, shifra e shtatë më e larta në botë.