Botë

Franca ndëshkon shkelësit e izolimit

Franca ndëshkon shkelësit e izolimit
 

Policia franceze ka ashpërsuar kontrollet nëpër të gjithë Parisin në ditën kur Franca ka hyrë në javën e tretë të izolimit total për të parandaluar përhapjen e madhe të koronavirusit.

Policia ka bërë kontrolle rrugore për t’u siguruar se njerëzit po u binden urdhrave të rrepta. Këto kontrolle policore kanë nisur pas raportimeve se autoritetet nuk ishin të ashpra sa duhet në izolimin e parë nga pandemia gjatë muajve mars dhe prill.