Botë

OKB: Në Etiopi, mund të jenë kryer krime lufte

Foto: Reuters / ilustrim
 

Raportet për vrasje masive të civilëve në rajonin verior Tigrej të Etiopisë, “do të përbënin krime lufte” nëse konfirmohen, ka paralajmëruar të premten shefja e agjencisë së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Michelle Bachelet ka bërë thirrje që të hetohen raportet se dhjetëra persona – mbase edhe qindra – janë vrarë me thika dhe mjete të tjera primitive në një qytezë në rajonin e trazuar në veri të shtetit afrikan, transmeton KOHA.