Botë

Deklarata e mandatarit për kryeministër të Malit të Zi se feja mposht COVID-19 cilësohet skandaloze

Deklarata e mandatarit për kryeministër të Malit të Zi se feja mposht COVID-19 cilësohet skandaloze
 

I mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka dhënë disa deklarata për koronavirusin që në shtetin fqinj janë quajtur skandaloze.

Krivokapiq në një intervistë televizive të enjten mbrëma tha se masat kundër pandemisë janë të panevojshme nëse qytetarët janë fetarë.