Botë

Më tepër se 90 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar hershëm

Më tepër se 90 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar hershëm
Foto: Reuters

Më tepër se 90 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas të dhënave të së shtunës nga US Elections Project pranë Universitetit të Floridas, duke hapur rrugën për përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje për afro një shekull, raporton agjencia Reuters.

Ritëm rekord, rreth 65 për qind e totalit të votuesve të vitit 2016, reflekton për interesin e madh për të votuar, ku presidenti Donald Trump, si Republikan, përballet me Demokratin, Joe Biden, ish-zëvendëspresident.