Dy pacientë raportohet të kenë vdekur pas një shpërthimi që ka ndodhur në një klinikë studentore të Universitetit Shtetëror, në Chelyabinsk të Rusisë.
Ministria e Shëndetësisë ruse ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur në një kabinë për ruajtjen e bombolave të oksigjenit në një poliklinikë. Sipas Independent, dy pacientë kanë vdekur për shkak se zjarri ka ndërprerë furnizimet e oksigjenit, ndërsa këto të dhëna akoma nuk janë zyrtare.
“Sipas të dhënave paraprake, gjatë shkëputjes së oksigjenit, para ose pas shpërthimit, dy pacientë kanë vdekur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i rastit ka deklaruar se do të bëhet një vlerësim i veprimeve të të gjithë zyrtarëve që kanë qenë në klinikë derisa ka ndodhur aksidenti.