Shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Greqi

Shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Greqi
Autoritetet e Turqisë kanë njoftuar se numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit ka shkuar në 25 persona ndërsa mbi 700 të tjerë raportohen të lënduar. Gjithashtu, Greqia, e prekur nga ky tërmet shkatërrues, ka shënuar deri më tash dy të vdekur, një vajzë dhe një djalë.
Reuters shkruan se të paktën 20 ndërtesa në Izmir të Turqisë janë shkatërruar, ndërsa autoritetet e kërkimit dhe shpëtimit janë terren duke u marrë me rastet.
Në pamjet e publikuara, shihen shumë ndërtesa të shembura ose të dëmtuara ndërsa thuhet se ekipet kanë arritur të shpëtojnë një grua me katër fëmijët e saj që kishin mbetur nën rrënoja.
22 të vdekur në Turqi dhe Greqi nga tërmeti, mbi 700 të lënduar
Tërmeti që ka goditur të premten Turqinë dhe Greqinë, ka lënë të vdekur të paktën 22 persona, ndërsa janë plagosur mbi 700 të tjerë. Përpos kësaj, janë regjistruar edhe dëme të mëdha materiale, si dhe duke shkaktuar shembjen dhe dëmtimin e shumë ndërtesave
Nga Turqia raportohet se të paktën 20 persona kanë vdekur, ndërsa dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos ndërsa 19 janë plagosur.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka telefonuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të shprehur ngushëllimet e tij.
"Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur njerëzit tanë duhet të qëndrojnë së bashku", tha ai në Tëitter. Të dyja vendet kanë qenë të përfshira, tash e sa muaj, në mosmarrëveshje lidhur me eksplorimin e gazit në Detin Mesdhe. Biseda pasoi atë mes dy ministrave të jashtëm më herët.
Nga pamjet e siguruara të qytetarëve nga vendi i ngjarjes kur ndodhi fatkeqësia, shihen ndërtesa teksa shemben plotësisht ndërsa qytetarët vrapuan nga paniku.
Kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, tha se rreth 20 ndërtesa janë rrëzuar në provincë. Guvernatori i Izmirit tha se 70 vetë ishin shpëtuar nga rrënojat.
"Për fat të keq, katër nga shtetasit tanë humbën jetën gjatë tërmetit", shkroi më herët në rrjetin social Tëitter, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca./REL/
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Tragjedi në një shkollë ruse: 14-vjeçarja vret një nxënës, plagosë pesë të tjerë dhe në fund vetëvritet

Brazili dërgon ushtrinë në kufirin me Venezuelën

Senati amerikan bllokon ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Serbinë

Gaza, vend i pasigurt për palestinezët

Trumpi nuk përjashtoi mundësinë e abuzimit me pushtetin

Policia: I dyshuari dhe disa të tjerë, të vdekur nga të shtënat në kampusin në Las Vegas

SHBA-ja për herë të parë ngrit akuza për krime lufte, akuzohen katër rusë

Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi

Ish-kryeministri britanik pranon disa gabime të Qeverisë në menaxhimin e pandemisë

Trumpi, arsyeja e Bidenit për rikandidim
