Botë

Pamje nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Greqi

Tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Greqinë gjatë së premtes, ka lënë dhjetëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.

Epiqendër e tërmetit shtatë shkallësh ishte bregu i qytetit të Izmirit, ndërsa dridhjet janë ndier në Athinë dhe Stamboll.

Në shtetin turk deri më tani janë raportuar gjithsej 19 të vdekur dhe mbi 400 të lënduar, ndërsa në Greqi deri më tash numri i viktimave ka shkuar në dy persona.

Dridhjet e mëdha që u dëgjuan në dy shtetet, kanë lënë pas dëme të mëdha. Në pamjet e publikuara në rrjetin social “Twitter”, shihen shtëpitë, ndërtesat dhe lokalet duke u dridhur e shembur.

Lidhur me këtë fatkeqësi natyrore kanë reaguar autoritetet e të dyja shteteve.