Botë

Turma e njerëzve në Bangladesh rreh për vdekje dhe djeg një burrë për “përdhosje të Kuranit”

Turma e njerëzve në Bangladesh rreh për vdekje dhe djeg një burrë për “përdhosje të Kuranit”

Një burrë u rrah për vdekje dhe më pas u dogj në Bangladesh, pasi u akuzua për përdhosje të librit të shenjtë, Kuranit.

Turma të enjten kapi dy burra që kishin qenë në paraburgim zyrtar pasi u akuzuan për shkeljen e Kuranit në xhaminë kryesore të Burimari në rrethin Lalmonirhat, më shumë se 300 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Daka.