Botë

Sipas sondazheve, Biden udhëheq në 3 shtete kryesore, ku Trump fitoi më 2016-n

Sipas sondazheve, Biden udhëheq në 3 shtete kryesore, ku Trump fitoi më 2016-n

Kandidati demokrat për postin e presidentit, Joe Biden udhëheq ndaj rivalit të tij, republikanit Donald Trump në disa prej shteteve kryesore të SHBA-ve që janë dhe dominuese për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Sipas medias amerikane në Uashington, The Hill, Biden shihet dominues në shtetet e Karolinës së Veriut, Florida dhe Pensilvani më pak se një javë nga Dita e Zgjedhjeve. Kjo sipas një sondazhi të ri në fushën e betejës Hill/ Harris, transmeton raportimet e mediave vendore gazeta Shqip.