Italia ka regjistruar 26.831 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, që është shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, raporton agjencia Reuters.
Shifra është më e lartë se ajo e një dite më parë, kur u regjistruan 24.991 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë së Italisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit 217 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Në total në Itali kanë vdekur 38.122 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë infektuar 616.595.
Rajoni verior i Lombardisë vazhdon të regjistrojë numër të madh të rasteve me koronavirus. Janë regjistruar 7339 raste të reja.
Artikuj të ngjashëm
-
377 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
Italia regjistron 251 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
361 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
Italia raporton 347 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit