Botë

Disneyland mbyllet përsëri për shkak të COVID-19

Parku i famshëm i Disneyland në Paris do të mbyllet përsëri në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së valës së dytë të koronavirusit, ka thënë kompania Walt Disney.

Disneyland në Paris ishte mbyllur edhe në mars për shkak të virusit, për t’u hapur pastaj në korrik.

Parku do të mbyllet në fund të ditës së 29 tetorit.

Nën masat e kujdesit që ka marrë Franca, njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, përveç nevojave që të blejnë gjëra esenciale, medikamente brenda një ore në ditë.

Ata do të dalin në punë nëse punëdhënësit konsiderojnë se puna e tyre është e pamundur të bëhet nga shtëpia. Shkollat do të qëndrojnë të hapura.