Gjenden në Kinë fosilet 66 milionë vjeçare të një krokodili

Gjenden në Kinë fosilet 66 milionë vjeçare të një krokodili

09 June 2017 14:55

Pekin, 9 qershor - Janë gjetur në Kinë mbetjet e disa fosileve të një krokodili dhe 6 llojesh dinosaurësh, të cilët mendohet të kenë jetuar rreth viteve 145 - 66 milionë vite para erës sonë, transmeton AA.

Sipas një lajmi të agjencisë Shinhua, thuhet se mbetjet fosile janë gjetur në verilindje të Kinës, në kuadër të gërmimeve arkeologjike që po zhvillohen në rajonin Longshan të qytetit Jenxhi. Në gërmimet e nisura në muajin maj, deri më tani janë gjetur shumë mbetje fosile.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme