Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Votohet Qeveria e re e Serbisë

Me 227 vota për dhe pesë kundër, Parlamenti i Serbisë e votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiq.

Qeveria e re serbe do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.

Më herët, duke paraqitur planin e qeverisë, Ana Bërnabiq ka theksuar që Qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, prej të cilave, e para do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Bërnabiq ka shtuar që qëllimet e tjera janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendit.

Ajo gjithashtu deklaroi se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon", theksoi Bërnabiq.

Edhe Miratohet Qeveria e re e Serbisë Botë Miratohet Qeveria e re e Serbisë

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq.

Bashkë me Partinë Përparimtare Serbe(SNS), qeverinë përfshinë gjithashtu ish-partnerin e tyre, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiqit, por edhe Aleancën Patriotike Serbe - SPAS të Aleksandar Shapiq, i cili ka qenë në opozitë deri më tani./REL