Botë

Trumpi e Bideni ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër vitet e ardhshme

Trumpi e Bideni ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër vitet e ardhshme

Votuesit që zgjedhin midis Presidentit Donald Trump dhe ish-nënpresidentit Joe Biden në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara nuk duhet të kenë vështirësi të bëjnë dallimin mes tyre sa u takon çështjeve politike.

Dallimet në qëndrimet e kandidatëve për një larmi të madhe çështjesh - klima, taksat, tregtia, marrëdhëniet racore, siguria kombëtare, imigracioni dhe mbi të gjitha trajtimi i pandemisë së koronavirusit - janë të mëdha dhe u ofrojnë votuesve dy alternativa shumë të ndryshme për drejtimin e vendit gjatë katër viteve të ardhshme.