Fond Rus për Investime Direkte (RDIF) ka dorëzuar aplikimet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent dhe parakualifikim të vaksinës së saj për koronavirus, Sputni V, është njoftuar nga fondi, raporton agjencia Reuters.
Rusia u bë shteti i parë që dha aprovimin për një vaksinë kundër koronavirusit, dhe e bëri këtë para kompletimit të testimeve në shkallë të lartë, duke ngjallë kështu shqetësime në mesin e shkencëtarëve dhe mjektëve për sigurinë dhe efikasitetin e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAprovimi për listimin për përdorim emergjent (EUL) nënkupton se vaksina vihet në dispozicion më shpejt në nivel botëror, ndërsa parakualifikimi nga OBSH-ja është si një shënim i standardit të kualitetit që siguron se vaksina është e sigurt dhe efikase.
Procedura do të lejonte që Sputni V të futej në listën e produkteve mjekësore që plotësojnë kualitetet lidere dhe të sigurisë dhe standardet e efikasitetit.
Vaksina është e zhvilluar nga Insitutiti Gamaleya në Moskë.