Biden sërish kritikon Trumpin për menaxhimin e pandemisë

Biden sërish kritikon Trumpin për menaxhimin e pandemisë
Në fjalimin e tij në Warm Springs sot pasdite, kandidati Demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, ka vazhduar sulmin ndaj Donald Trumpit për mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë. Biden gjendet në Georgia ku Demokratët nuk e kanë pasur përkrahjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA që nga viti 1992.
“Presidenti ka thënë se do të luftojë virusin. Por në vend të kësaj ai vetëm ngriti supet, u zhyt dhe u dorëzua. Unë jam këtu për t’ju thënë se mundemi dhe se ne do të kontrollojmë virusin. Si president, unë kurrë nuk e ngrehë flamurin e bardhë të dorëzimit”, ka deklaruar Biden.
Duke folur para një turme që mbante distancë, ai i bëri thirrje audiencës: “Ku do të ishim sot nëse presidenti do të përqafonte idenë e mbajtjes së maskës, e jo të tallej me këtë. Imagjinoni ku do të ishim sot me një president që praktikon distancën sociale, në vend se të mbajë ngjarje super-shpërndarëse”, ka thënë Binde.
Biden ka përsëritur premtimin për të tejkaluar dallimet në SHBA.
“Jam këtu pasi dua të flas se si do ta shërojë vendin tonë”, ka thënë Biden.
Bideni po bën fushatë në Georgia, vend që tradicionalisht ka votuar Republikanët
Vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor, presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe rivali nga radha e Demokratëve, Joe Biden, janë duke vazhduar fushatat e tyre intensive.
Biden ka arritur sot në Georgia, një territor që tradicionalisht njihet si i Republikanëve, në një shfaqje optimizmi nga ana e tij, shkruan agjencia Reuters.
Biden po shihet në avantazh bazuar në sondazhet nacionale. Ai ka arritur në Georgia sot, vend që nuk ka votuar Demokratët në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që nga viti 1992.
Ai do të flasë në Warm Springs, në shtëpinë e pushimeve të ish-presidentit Franklin Delano Roosevelt, Demokratit që e kishte udhëhequr SHBA-në gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Një pano “Beteja për shpirtin e kombit” qëndron sipër skenës ku Biden do të mbajë fjalim.
Trump do të mbajë tubime në tri shtete kyçe për shpresat e tij të rizgjedhjes: Michigan, Wisconsin dhe Nebraska.
Në një shenjë tjetër besimi në radhët e kampit të Bidenit, ish-kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg, ka thënë të martën se do të shpenzojnë rreth 15 milionë dollarë në reklama televizive në Teksas dhe Ohio në ditët në vijim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Varianti i Afrikës së Jugut mund t’i rezistojë vaksinës Pfizer, thotë studimi izraelit

Protesta të mëdha në Rumani kundër kufizimeve nga COVID-19

Liderët e Ukrainës dhe Turqisë takohen në Stamboll, shkak Rusia

Ekonomia e Italisë pritet të rritet me 4.1 për qind në vitin 2021

32 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

Ushtari amerikan keqtrajtohet nga policia

Forcat e sigurisë së Birmanisë vrasin me pushkë-granatë mbi 80 protestues

“Pabarazi shokuese” në shpërndarjen e vaksinave në botë

Afër 3 milionë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

Një i vdekur si pasojë e një tërmeti prej 5,9 shkallësh të Rihterit në Indonezi

Filipinet goditen nga një tërmet prej 6 shkallësh të Rihterit
