Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni po bën fushatë në Georgia, vend që tradicionalisht ka votuar Republikanët

Vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor, presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe rivali nga radha e Demokratëve, Joe Biden, janë duke vazhduar fushatat e tyre intensive. 

Biden ka arritur sot në Georgia, një territor që tradicionalisht njihet si i Republikanëve, në një shfaqje optimizmi nga ana e tij, shkruan agjencia Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Biden po shihet në avantazh bazuar në sondazhet nacionale. Ai ka arritur në Georgia sot, vend që nuk ka votuar Demokratët në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që nga viti 1992.

Ai do të flasë në Warm Springs, në shtëpinë e pushimeve të ish-presidentit Franklin Delano Roosevelt, Demokratit që e kishte udhëhequr SHBA-në gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Një pano “Beteja për shpirtin e kombit” qëndron sipër skenës ku Biden do të mbajë fjalim.

Trump do të mbajë tubime në tri shtete kyçe për shpresat e tij të rizgjedhjes: Michigan, Wisconsin dhe Nebraska.

Në një shenjë tjetër besimi në radhët e kampit të Bidenit, ish-kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg, ka thënë të martën se do të shpenzojnë rreth 15 milionë dollarë në reklama televizive në Teksas dhe Ohio në ditët në vijim.