Botë

Kremlini akuzon Bidenin për gjuhë të urrejtjes

Kremlini akuzon Bidenin për gjuhë të urrejtjes

Kremlini e ka vlerësuar si të gabueshme qasjen e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, se Rusia është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare amerikane.

Madje, Moska e akuzoi demokratin për përhapje të urrejtjes kundër Rusisë. Komentet janë shprehur vetëm një javë para se Bideni të përballet me presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, ndërsa po prin në anketime. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Moska assesi nuk pajtohet me vlerësimin e Bidenit. Ai ka shprehur keqardhje për siç ka thënë përhapje të urrejtjes kundër Federatës Ruse.