Botë

Janë arrestuar 278 persona në protestën e djeshme kundër kufizimeve për koronavirus në Poloni

Janë arrestuar 278 persona në protestën e djeshme kundër kufizimeve për koronavirus në Poloni
Foto: Reuters

Policia në Varshavë ka arrestuar 278 persona të shtunën pasi mijëra kanë protestuar kundër masave të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton agjencia Reuters.

Nga Policia është njoftuar se protestuesit kanë sulmuar policët, kanë gjuajtur me gurë, shishe qelqi dhe po ashtu fishekzjarrë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës në disa raste gjatë protestës në Varshavë.