Botë

Fauci parashikon se një vendim për vaksinën për COVID-19 pritet në dhjetor

Fauci parashikon se një vendim për vaksinën për COVID-19 pritet në dhjetor

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se nga fillimi i dhjetorit do të jetë më e qartë nëse ndonjë vaksinë për COVID-19 është e sigurt dhe efikase, por vaksinimi i masës pritet të nisë më vonë në vitin 2021.

“Ne do të dimë nëse vaksina është e sigurt dhe efikase në fund të nëntorit, apo fillim të dhjetorit. Kur flet për vaksinim të popullatës, që mund të kesh ndikim të madh në dinamikën e përhapjes, ajo me gjasë nuk do të ndodhë para çerekut të dytë apo të tretë të vitit të ardhshëm”, ka thënë Fauci.