Sllovenia ka shënuar 1.663 raste të reja ditore me koronavirus, që është shifër rekorde.
Si pasojë, nga sot janë futur në fuqi disa vendime të Qeverisë sllovene për parandalimin e koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSallonet e frizerëve do të mund të pranojnë vetëm një myshteri, servimi i ushqimit nëpër restorante mund të bëhet në periudhën 6.00- 21.00, derisa ndeshjet sportive dihet të luhen pa shikues, kanë bërë të ditur të enjten mediat e rajonit.
Në Slloveni nga dje, është futur në fuqi edhe masa e orës policore. Lejohet tubimi i maksimumi gjashtë personave, derisa është kufizuar edhe lëvizja nga një regjion në tjetrin.
Sllovenia ishte vendi i parë që shpalli të përfunduar valën e parë të pandemisë, duke u bërë shembull për menaxhimin e situatës, por shifrat e ditëve të fundit janë tejet shqetësuese.