Gjendja me pandeminë në Mal të Zi po vështirësohet nga dita në ditë. Instituti për Shëndetësi Publike i këtij vendi ka njoftuar për shtatë pacientë të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit dhe për 132 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga 777 mostra të marra në terren.
Numri i përgjithshëm u të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Mal të Zi tash është rritur në 247, prej tyre 238 kanë vdekur nga qershori e tutje.
Nga fillimi i pandemisë, në Mal të Zi janë shënuar 15.892 raste pozitive.
Raste aktive janë 4.064.