Botë

Masa të reja kufizuese në Evropë për të frenuar përhapjen e Covid-19

Masa të reja kufizuese në Evropë për të frenuar përhapjen e Covid-19

Dhjetëra qytete evropiane janë detyruar të vendosin masa kufizuese, ndërsa po përballen me një rritje të infeksioneve me koronavirus. Në rajonet e prekura, njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me shpejtësi dhe mjekët po paralajmërojnë se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohet me afrimin e dimrit.

Evropa aktualisht po raporton më shumë infeksione ditore sesa tri vendet të goditura më rëndë nga pandemia, Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.