Botë

Rritet numri i viktimave në luftimet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Azerbejxhani dhe Armenia kanë akuzuar njëra-tjetën për sulme në zona civile, duke thënë se numri i viktimave po rritet nga luftimet e ashpra.

Zyrtarë të Azerbejxhanit kanë deklaruar se qytete azerbajxhanase jashtë Nago-Karabakut, janë goditur, duke shkaktuar luftime afër territorit ku trasportohet gaz dhe naftë në Evropë, shkruan Reuters.

Presidenti i Azerbejxhanit, Ihlam Aliyev, në një intervistë për televizionin shtetëror turk, ka deklaruar se Armenia duhet t’i heqë trupat e saj nga Nago-Karabaku dhe territoret azerbajxhanase, që luftimet të ndalen.

“Ne nuk synojmë toka të ndonjë vendi tjetër, por ajo që është e jona, duhet të jetë e jona” ka deklaruar Aliyev.

Ai ka refuzuar thirrjen e SHBA-së, Rusisë dhe Francës për armëpushim, duke thënë se Turqia duhet të jetë pjesë e çdo procesi paqësor.

"Turqia duhet patjetër të jetë në çdo proces të ardhshëm të paqes. Një proces paqeje me siguri do të fillojë. Përplasjet nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë, kështu që sa më shpejt aq më mirë", ka deklaruar Aliyev.

Ndërsa, kryeministri armen, Nikoll Pashinyan, u ka bërë thirrje përmes Facebook ushtarakëve të çmobilizuar, që të dalin vullnetarë për të luftuar.