Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me koronavirus

Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, ka njoftuar se ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Këto deklarime McEnany i ka bërë në rrjetin social Twitter, ndërsa ka shtuar se për momentin, nuk ka ndonjë simptomë, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekretarja është të paktën personi i njëmbëdhjetë që ka dalë së fundmi pozitiv për virusin dhe kanë qenë afër presidentit amerikan, Donald Trump.