Ish-nënkryetari i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se si presidenti rus është duke punuar për destabilizimin e Evropës. Në kuadër të një samiti të “Concordia Europe” në Athinë, Biden ka theksuar se si SHBA-ja dhe Evropa duhet të punojnë së bashku në tejkalimin e problemeve aktuale në botë, shkruan sot Koha Ditore.
Duke e përmendur rritjen e tensioneve në Ballkan, Biden ka thënë se ajo krizë është fryt i qeverive të këqija në shtetet e atij rajoni.
Ka paralajmëruar edhe rreth krizës aktuale në Ukrainë, duke thënë se si forcat paramilitare proruse kanë vrarë në lindjen e atij shteti të paktën 100 veta.
Artikuj të ngjashëm
-
Biden: Putin po përpiqet të destabilizojë Evropën
-
Bideni akuzon Trumpin për “politikë ledhatuese moderne” kundrejt Rusisë
-
Biden i kërkon Perëndimit ta mbështesë Ukrainën
-
Bideni zotohet të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
-
Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit