Më shumë se 24 njerëz kanë vdekur pasi shiu i madh përmbyti një fabrikë të paligjshme të tekstilit nëntokësor në Marok gjatë ditës së sotme, thonë autoritetet e vendit.
10 persona u shpëtuan nga punëtoria, e vendosur në bodrumin e një shtëpie në Tangier, raporton BBC.
Nuk dihet se sa njerëz ishin në ndërtesë në kohën e përmbytjes. Punëtorët e shpëtimit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim i detajuar për këtë ngjarje.
Maroku ka përjetuar reshje të mëdha shiu javët e fundit.
Kanalizimet e bllokuara ose jo të mirëmbajtura shpesh shkaktojnë përmbytje në qytetet e Marokut.
Artikuj të ngjashëm