Botë

Trump: Po ndihem mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i shtrirë në spital përmes Twitterit ka njoftuar se “po ndihet mirë”.

Pak më herët, stafi i tij i drejtuar nga mjeku i tij personal, Sean Conley, njoftoi se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore “Walter Reed”, dhe të tjerët nga institucionet tjera të mahnitshme që i janë bashkuar atyre, janë të mrekullueshëm!. Një përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër kësaj pandemie. Me ndihmën e tyre, unë po ndihem mirë!”, shkroi Twitteri.

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u infektuan me koronavirus të premten, megjithatë, mjeku i Trumpit të shtunën në një konferencë për media tha se ai ka pasur simptoma, sikur ethet, edhe ditë më parë.

Trumpi njoftoi gjithashtu se do të punojë nga spitali në ditët në vazhdim.