Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytjet në Itali dhe Francë, dy viktima dhe 25 të zhdukur

Dy persona kanë vdekur ndërsa 25 të tjerë rezultojnë të humbur, nga stuhia e madhe që ka goditur rajonin e Italisë dhe Francës, duke shkaktuar përmbytje dhë dëme të mëdha.

Stuhia e quajtur Alex, ka shkatërruar shumë shtëpi dhe përmbytur rrugë, siç njoftojnë autoritetet, ndërsa Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estroi, e ka quajtur si përmbytja më e madhe e ndodhur në më shumë se një shekull, shkruan Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rrugët dhe afro 100 shtëpi u përmbytën dhe u shkatërruan pjesërisht”, ka deklaruar ai për mediumin francez “BFM”.

“Jam i tronditur nga ajo që kam parë sot”, ka deklaruar Kryeministri francez, Jean Castex në një konferencë për media, pasi vizitoi zonat e prekura.

Nisur nga statistikat e deritanishme, tetë persona në Francë janë zhdukur, përfshirë dy zjarrfikës, ku automjeti i tyre është përmbytur nga stuhia. Në rajonin e Italisë janë evidentuar dy viktima dhe 17 të zhdukur të përfshirë në këtë stuhi.

Reshjet dhe përmbytjet e këtyre ditëve po konsiderohen si fatkeqësitë më të mëdha të regjistruara ndonjëherë, në këto dy vende.