Botë

Për çfarë do të përballen Trumpi e Bideni

Më 29 shtator, të martën me kohë lokale në SHBA, presidenti aktual Donald Trump dhe kandidati për president Joe Biden, që synojnë të fitojnë më 3 nëntor, do të kenë përballjen e parë.

Gjashtë pyetje, për gjashtë tema, do të jenë të gatshme për të martën.

1.Të dhënat financiare të Trumpit dhe Bidenit

2.Gjykata Supreme

3.Pandemia COVID-19

4.Protestat dhe dhuna nëpër qytete

5.Integriteti i zgjedhjeve

6.Ekonomia

Trumpi dhe Bideni do të kenë nga dy minuta secili për t’iu përgjigjur pyetjeve fillimisht para se të nisin debatin.

Debati i parë mes tyre është më 29 shtator në Cleveland, Ohio.

Debati i dytë më 15 tetor në Miami, Florida.

Debati i tretë më 22 tetor në Nashville, Tennessee.

Zgjedhjet në SHBA mbahen më 3 nëntor.