21 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave armene dhe azere, në ditën e dytë të luftimeve të ashpra.
Ato po akuzojnë njëra-tjetrën për përdorim të artilerisë së rëndë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForcat armene dhe azere kanë shkëmbyer zjarr të ashpër edhe gjatë ditë së dytë mbi territorin e Nago-Karabakut, duke akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të artilerisë së rëndë, shkruan reuters.
Përplasjet mes tyre që datojnë nga viti 2016, kanë ngjallur shqetësim për stabilitetin e rajonit të Kaukazit jugor, për një korridor të tubacioneve që transportojnë naftë dhe gaz në trefgjet botërore.
Dy ish-republika sovjetike janë përleshur në mënyrë të vazhdueshme mbi rajonin e quajtur Nago-Karabaku, një zonë e shkëputur që është brenda kufirit të Azerbejxhanit por udhëhiqet nga armenët vendasë.
Presidenti i Azerbejxhanit ka bërë me dije se kanë bërë një mobilizim të pjesshëm ndërsa ministri i tij i ka shtuar se gjashtë civilë ishin vrare dhe 19 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve.