Botë

Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë pas dyshimeve për spiunim

Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë pas dyshimeve për spiunim

Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë, të akuzuar për spiunim ushtarak dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga shteti brenda 72 orëve, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Bullgarisë më 23 shtator.

“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka shpallur dy diplomatë rusë ‘persona të padëshiruar’, dhe ka informuar ambasadën ruse përmes notës diplomatike”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, transmeton BW raportimet.